Kosova
Formimi i ushtrisë së Kosovës alarmon Vuçiqin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur lajm të keq mos heqjen e taksave ndaj mallrave serbe derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe paralajmërimin për formimin e ushtrisë, që sipas tij, është sinjal i një katastrofe “nëse dikush nuk e frenon Prishtinën”, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Jam shumë i shqetësuar nga fakti se autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për heqjen e taksave kundër Republikës së Serbisë dhe ata vunë në dukje se këto taksa do të vazhdojnë derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Një tjetër lajm i keq është se shqiptarët njoftuan për formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor, në kundërshtim me Kushtetutën dhe marrëveshjen me NATO-n” tha Vuçiq, duke shtuar se kjo sjell rrezik për Serbinë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Synimi dhe dëshira e tyre është shumë e rrezikshme për ne dhe na çon në aktin përfundimtar. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, me Serbinë nuk flitet kështu”, tha Vuçiq.
Sipas tij, veprimet e Prishtinës janë të papërgjegjshme, të papërgjegjshme dhe çojnë në rrezik më të madh.
“Nuk dua të them fjalën se çfarë është qëllimi i tyre, por kam frikë se do të na sjellin para aktit të kryer”, tha ai.
Vuçiq tha se ngritja e taksave ndaj mallrave serbe do të ndikojë në Serbi, por jo në mënyrë dramatike.
“Duart tona nuk do të jenë të lidhura, por ne vazhdojmë të luftojmë për paqen, duke u shpjeguar të gjithëve se cili është qëllimi i shqiptarëve dhe të jemi me njerëzit tanë”, tha Vuçiq.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













