Kosova
Fotoja e Brovinës ngjall shumë reagime në Kosovë, Jahjaga: Veprimi i deputetes, joetik
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka reaguar për publikimin e fotografisë nga deputetja Flora Brovina, ku shihej një grua duke u përdhunuar nga ushtarët serbë në praninë e familjarëve të saj.
“Një goditje e rëndë u është bërë sot mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë me publikimin e pamjeve që tregojnë dhunimin e një gruaje. Veprimi i deputetes është joetik, joligjor e jonjerëzor”, ka thënë ish-presidentja, transmeton albinfo.ch.
Për publikimin e kësaj fotografie ka reaguar edhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, që ka kërkuar nga mediat largimin e saj.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është ndier i trishtuar me atë çfarë ka parë në fotografi.
“Zonja Brovina është vetë një e përndjekur dhe viktimë e krejt veprimeve kundër qytetarëve të vendit, pra ajo edhe i simbolizon, është edhe simbol i këtyre vuajtjeve, e pashë atë fotografi, ishte shumë trishtuese, nuk mund të jap komente të tjera politike për këtë foto, ne kemi largu ata që kanë mohu krimet, ata që kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg. Është me rëndësi që Parlamenti sot ka marrë vendime të rëndësishme, duke e vendosur bazën ligjore për gjenocidin e kryer në Kosovë”, deklaroi kryeministri kosovar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena













