Kosova
Falë kosovarëve dhe emigrantëve, turizmi shqiptar shpëtoi
Saranda këtë vit mbeti më e preferuara
Sipas raporteve zyrtare thuhet se mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajve janar-gusht 2020, tregojnë burime nga Dogana e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse thuhet se afro 52% turizmi është më i ulët si shifër, krahasuar me një vit më parë, falë shqiptarëve të Kosovës dhe në të gjitha trevat e tjera shqipfolëse, në veçanti emigrantëve nga diaspora, turizmi ka mundur të sigurojë të paktën mbijetesën këtë sezon veror, transmeton tutje albinfo.ch.
Shumica e pushuesve për këtë vit kanë preferuar Sarandën, me kapacitet të plotësuar në struktura 60%.
Turizmi patriotik duket se përmbushi misionin, duke mos lejuar vdekjen e operatorëve vendas dhe ngritjen e këtij sektori në kufijtë e mbijetesës. Pa dyshim, ndryshimi ka ardhur nga shqiptarët e Kosovës dhe të trevave të tjera shqipfolëse. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën