Lajme
Franca hyn në ‘listën e zezë’ të Gjermanisë
Mediat gjermane shkruajnë se për shkak të numrit të lartë të infektimeve, Qeveria gjermane e ka klasifikuar Francën si zonë me incidencë të lartë, përcjell albinfo.ch.
Kjo vlen edhe për Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Qytetarëve të të treja këtyre vendeve tani do t’u kërkohen me detyrim teste për të hyrë në Gjermani. Deri në një njoftim të ri, kufiri mund të kalohet vetëm kur ke një test negativ për Covid-19, i bërë në 48 orët e fundit. Për Sllovakinë dhe Republikën Çeke, kjo do të thotë kalim në një grup më pak të rrezikshëm: më parë ato konsideroheshin zona të variantit të virusit, pra në nivelin më të lartë të rrezikut.
Po ashtu është rishikuar klasifikimi përkatës i landit austriak të Tirolit; tani Tiroli është përcaktuar si zonë rreziku. Vetëm gjermanët dhe të huajt me leje qëndrimi dhe qëndrim në Gjermani u lejuan të hyjnë.
Përjashtimet e vetme ishin për shoferët e kamionëve dhe punonjësit ndërkufitarë me profesione të rëndësishme për stabilitetin e sistemit.
Ndërkohë situata në Francë është përkeqësuar vazhdimisht gjatë këtyre javëve. Gjate 24 orëve të fundit, autoritetet raportuan atje 41.869 infektime të reja – të premten e kaluar kishte 35.088. gjendja në spitale në disa rajone është jashtëzakonisht e tensionuar. Numri i infektimeve të reja për 100.000 banorë brenda një jave është aktualisht më shumë se 300.
Klasifikimi si zonë me incidencë të lartë ndodh kur arrihet shifra 200 e incidences. Kancelarja Angela Merkel deklaroi se rastin e klasifikimit të Francës si një zonë me incidencë të lartë nuk është fjala për “deklarata të vullnetit politik, por për vështrim të incidencave afatgjata”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














