Bota
Franca mbetet pa radarë, i demoluan «xhaketat e verdha»
Protestuesit francezë i kanë demoluar radarët, të cilët ata i konsiderojnë si «grabitës modernë». 60 për qind e pajisjeve tashmë janë shkatërruar, shkruan albinfo.ch.
Mijëra veta ishin në Francë përsëri në rrugë gjatë fundjavës. Jo aq sa para Krishtlindjeve, në fund të fundit, Emmanuel Macron bëri lëshime dhe reduktoi eko-taksat për derivate. Sot, presidenti ka sugjeruar gjithashtu që qytetarët tani shprehin kritikat e tyre dhe të bëjnë propozime për reforma në një “debat nacional”. Një çështje pa dyshim do të jetë reduktimi i kufijve të shpejtësisë, e cila është kritikuar ashpër nga «xhaketat e verdha» që nga fillimi, përcjell albinfo.ch.
Deri në verë në rrugët e Francës kishte një limit të shpejtësisë për automjetet deri 90 km/h, ndërsa nga 1 korriku kanë marrë vendim autoritetet ta zbresin limitin në 80. Kush kapet më shpejt, merr një dënim prej së paku 68 euro.
Në këtë reduktimi janë përfshirë rreth 400,000 kilometra rrugë. Edhe nëse ngisni automjetin me telefon, duhet të paguani mbi 100 euro. Në Francë, telefoni celular në timon nuk mund të mbahet as në dorë. Gjatë drejtimit të automjetit gjithashtu janë të ndaluar edhe kufjet.
Autoritetet arsyetohen se me reduktimin e përkohshëm të shpejtësisë mund të shpëtojnë deri 400 jetë në vit. Franca ishte pikërisht mbi mesataren e BE -së në vitin 2017, me 53 vdekje për milion banorë.
Por arsyet për reduktimin e përkohshëm nuk i kanë bindur francezët. Rreth tre të katërtat janë kundër masës, e cila me të vërtetë ka zgjuar zemërimin e «xhaketave të verdha». Demonstruesit kanë demoluar radarët, numri i të cilëve është rritur. Sipas shifrave zyrtare, rreth 60 për qind e kamerave të shpejtësisë që nga ajo kohë janë bërë të papërdorshme në nivel vendi.
Që nga mesi i nëntorit, gati gjashtë nga dhjetë instalimet e radarëve janë “jofunksional, të sulmuar dhe të shkatërruar”, thotë ministri i Brendshëm, Christophe Castaner. Radarët janë hedhur në erë, vizatuar, ngjitur, mbështjell me qese plehrash. Kushdo që shkatërron një radar të shpejtësisë, do të përballet me 75,000 franga gjobë dhe pesë vjet burgim në Francë.
Qeveria e Francës pret që me kufizimet e reja të shpejtësisë të shtojë të ardhura prej 1.2 miliard eurosh për vitin 2019. Dy vjet më parë, shteti “fitoi” nga dënimet një miliard euro.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












