Lajme
Franca mbyll kufijtë për vendet jashtë BE-së
Sipas autoriteteve franceze, Franca do të mbyllë kufijtë me vendet jashtë Bashkimit Europian, në përpjekje për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit, sipas njoftimit nga kryeministri, Jean Castex. Kryeministri, i cili theksoi se kishte ende një mundësi për të shmangur kufizimin, njoftoi gjithashtu mbylljen e qendrave të mëdha tregtare dhe riforcimin e kontrolleve për respektimin e shtetrrethimit në fuqi, në deklaratat e bëra nga Elyse në përfundim të Këshillit të Mbrojtjes, përcjell albinfo.ch.
“Çdo hyrje në Francë dhe çdo dalje nga territori ynë me destinacione ose me mbërritje nga një vend jashtë Bashkimit Europian do të jetë i ndaluar, përveç motiveve të forta, duke nisur nga e diela, në orën 00:00″, theksoi ai.
Po ashtu, kryeministri theksoi gjithashtu se një test PCR negativ do të kërkohet për çdo hyrje në Francë nga një vend i Bashkimit Europian, me përjashtim të punonjësve transkufitarë. Këto masa, tashmë në fuqi që prej të dielës së kaluar për transportin detar dhe ajror, do të shtrihen dhe në transportin tokësor.
“Qendrat tregtare joushqimore me një sipërfaqe më shumë se 20 000 metra katrorë do të mbyllen në Francë që prej kësaj të diele”, njoftoi kryeministri Jean Castex. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau













