Bota
Franca mbyll misionin e saj tregtar në Rusi
Franca ka thënë se do të mbyll misionin e saj tregtar në Rusi, për shkak të kushteve të përkeqësuara.
Ambasada e Francës në Moskë tha se do të mbyllë misionin e saj tregtar në Rusi, për shkak të kushteve të përkeqësuara, të imponuara nga Qeveria ruse.
“Kushtet e punës për Biznesin Francez në Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme në muajt e fundit, përfshirë këtu konfiskimin e llogarisë bankare të zyrës nga autoritetet ruse, edhe pse ajo ka qenë e mbrojtur me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, tha përmes një deklarate ambasada franceze, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Ajo po ashtu përmendi dëbimin e drejtorit të zyrës nga zyrtarët rusë.
Drejtori i Biznesit Francez ka qenë njëri nga katër diplomatët francezë të dëbuar në muajin mars, si përgjigje e Rusisë ndaj dëbimit të diplomatëve rusë nga qeveritë perëndimore, për shkak të helmimit me agjent nervor të një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Angli.
E-Diaspora
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër