Lajme
Franca në situatë pandemike kritike
Franca është në një situatë pandemike kritike e goditur nga një valë e tretë që po përshkon Europën, ndërsa shtoi sot kontrollet mbi ndalimin e udhëtimit.
“Vala e tretë e COVID-19 po vazhdon të rritet në Francë, duke e vënë vendin në një situatë kritike”, tha kryeministrit Jean Castex, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet franceze shtuan kontrollet në aeroporte dhe kufij rrugorë për të zbatuar ndalimin e udhëtimit.
Masat kufizuese tashmë në fuqi në 16 departamente, përfshirë Parisin dhe rajonin e tij, u shtrinë mesnatën e së premtes në tre departamente të tjera.
Në këto zona, udhëtimi mbi 10 km është i ndaluar pa përjashtim, siç janë daljet nga territori pa ndonjë arsye bindëse.
Në pjesën tjetër të vendit, një shtetrrethim është në fuqi nga ora 19:00 deri në orën 06:00.
Kudo, baret, restorantet, vendet kulturore vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike