Lajme
Franca njofton për heqje të kufizimeve
Së fundmi, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se janë hequr një numër kufizimesh të koronavirusit.
Nga sot kafenetë dhe restorantet mund të hapen nëpër Francë dhe udhëtimet në vendet e tjera të Evropës do të lejohen.
Po ashtu njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë anëtarët e familjes në azile, që janë goditur veçanërisht shumë nga shpërthimi Covid-19.
Kjo ndodh pasi një numër vendesh të tjera të BE-së rihapën kufijtë midis tyre.
Në një fjalim televiziv, z. Macron tha se Franca kishte fituar “fitoren e parë”, por paralajmëroi që virusi mund të kthehej.
“Nga nesër do ta kthejmë faqen e këtij kapitulli të parë në të gjithë territorin tonë”, tha ai.
Restorantet, hotelet dhe kafenetë u lejuan të rihapnin në shumë pjesë të Francës në fillim të këtij muaji – me kusht që të respektoheshinn rregullat distancuese.
Z. Macron konfirmoi që nga e hëna kjo do të ndodhte edhe në rajonin e Parisit, i cili regjistroi numrin më të madh të rasteve në vend.
Ai gjithashtu tha që shkollat do të rihapeshin nga 22 qershori – përveç shkollave të mesme.
Sidoqoftë, presidenti shtoi se “kjo nuk do të thotë që virusi ka iku dhe se mund ta heqim plotësisht vigjilencën. Vera e vitit 2020 do të jetë ndryshe nga çdo tjetër dhe do të na duhet të vëzhgojmë evolucionin e epidemisë që të përgatitemi në rast se kthehet me forcë të përtërirë”.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë Prodhimi në sektorin sekondar të Zvicrës vazhdoi të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2026.... -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash












