Lajme
Franca përballet me rezistencë të publikut ndaj vaksinës kundër Covid-19
Ndërsa autoritetet franceze përgatiten të paraqesin strategjinë e tyre të shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit këtë javë, ata po përballen me skepticizëm në vend, ndërsa sondazhet tregojnë se shumë njerëz nuk i besojnë vaksinës.
Franca është një ndër vendet më të goditura të Evropës nga pandemia e COVID-19-s. Më shumë se 50,000 njerëz kanë humbur jetën nga virusi, shkruan voa, transmeton Albinfo.ch.
Ashtu si në pjesën tjetër të botës edhe në Francë shpresat janë të mëdha që vaksinat të mposhtin virusin dhe do t’u mundësojnë njerëzve rikthimin në jetën normale. Fushata franceze e vaksinimit pritet të fillojë në fund të dhjetorit duke u dhënë dozat e para të moshuarve, atyre që jetojnë në shtëpitë e azilit dhe personelit mjekësor.
Në një fjalim drejtuar vendit, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se një komision shkencor do të mbikëqyrë fushatën e imunizimit dhe do të krijohet një grup i përbërë nga qytetarët për t’u siguruar që popullsia të jetë pjesë e procesit. Imunizimi kundër COVID-19 duhet të jetë i qartë dhe transparent dhe informacioni duhet të ndahet për ato që dihen dhe për të panjohurat, këmbënguli zoti Macron, i cili theksoi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm në Francë.
Qeveria është e shqetësuar se miliona francezë do të refuzojnë vaksinat kundër koronavirusit për shkak të rritjes së skepticizmit në vend. Pesëdhjetë e nëntë përqind e francezëve të anketuar thonë se nuk do të vaksinohen, sipas një sondazhi të organizatës IFO, të publikuar të dielën.
Kryeministri francez Jean Castex kohët e fundit tha se ai ka frikë se nuk do të ketë numër të mjaftueshëm të francezeve që do të vaksinohen.
Jean Paul Stahl, një mjek francez i sëmundjeve infektive tha se ai është i shqetësuar nga shifrat.
Profesori shpjegon se ekziston një frikë e zakonshme nga efektet anësore për këto vaksina.
Ai thotë se ka gjithashtu skepticizëm pasi njerëzit e shohin këtë vaksinë si një mjet që do të përdoret nga qeveria. Zoti Stahl tha se në ditët e sotme në shoqëritë tona, gjithnjë e më shumë njerëz nuk i besojnë asnjë autoriteti: politik, shkencor dhe të tjerë.
Franca ka ndarë më shumë se 1.75 miliardë dollarë nga buxheti i vitit të ardhshëm për të blerë vaksina kundër koronavirusit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











