Lajme
Franca refuzon kthimin e familjes Dibrani
Autoritetet franceze kanë përsëritur të martën se nuk do të bëjnë lëshim ndaj familjes rome Dibrani, nga Kosova, e dëbuar më parë nga Franca
“Qeveria nuk do të flasë fare për situatën e kësaj familje, e cila është dëbuar në mënyrë legale dhe e cila duhet ta dijë se nuk është e mirëseardhur në Francë”, ka deklaruar në parlamentin, sekretari shtetëror i Francës për marrëdhënie me parlamentin, Jean-Mari Le Gan.
Leonarda Dibranin, më 9 tetor të vitit 2013 policia franceze e pati arrestuar në shkollë për ta kthyer në Kosovë së bashku me anëtarët tjerë të familjes, si imigrantë ilegalë.
Anëtarët e familjes në ndërkohë kanë marrë pasaporta kroate me shpresë se mund të kthehen në Francë ku më herët ishin paraqitur si azil-kërkues.
Pasi që Dibranët morën shtetësinë kroate, teorikisht mund të ktheheshin në Francë, pasi që Kroacia është anëtare e BE-së, shkruan indeksonline.net.
“Edhe pse kanë marrë pasaporta kroate atyre nuk iu jepet e drejta që të qëndrojnë në Francë”, ka thënë Le Gan.
Kryeministri francez, Manuel Vals ka deklaruar në muajin maj se familja rome nga Mitrovica nuk mund të kthehet në Francë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











