Bota
Franca me rregulla më të ashpra për azil
Sipas projekt-ligjit, njerëzit që kalojnë ilegalisht kufijtë e zonës së lirë të udhëtimit në BE-së do të gjobiten me 3.750 euro (4.600 dollarë).
Qeveria e Francës ka paraqitur një projektligj për të zbatuar rregulla më të ashpra për emigracionin, të cilat organizatat e të drejtave të njeriut i kanë kritikuar si represive ndaj azilkërkuesve.
Qeveria thotë se projektligji, i paraqitur në një takim të Kabinetit, synon përshpejtimin e dëbimit të njerëzve që nuk kualifikohen për azil. Ajo gjithashtu dëshiron të ofrojë kushte më të mira për ata që lejohen të qëndrojnë në vend, të tilla si ofrimi i më shumë klasa franceze dhe trajnime për punë, përcjell albinfo.ch.
Projektligji, i cili do të debatohet në parlament në prill, do të zvogëlojë periudhën e shqyrtimit për një kërkesë për azil deri në një maksimum prej gjashtë muajsh, nga rreth një vit duke përfshirë apelin.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se kjo do ta bëjë më të vështirë për azilkërkuesit që të mbrojnë të drejtat e tyre, shkruan ‘Scan’.
Legjislacioni ka për qëllim përshpejtimin e procesit të kërkesave për azil dhe për dëbimin e emigrantëve të cilët nuk janë në gjendje të kërkojnë azil. Gjithashtu do të dyfishojë deri në 90 ditë kohën kur një person mund të qëndrojë në qendra në mënyrë ilegale me qëllim që të organizojnë dëbimin e tyre.
Sipas projekt-ligjit, njerëzit që kalojnë ilegalisht kufijtë e zonës së lirë të udhëtimit në BE-së do të gjobiten me 3.750 euro (4.600 dollarë).
Cyrielle Taezin, një punonjëse në gjykatën kombëtare të azilit, tha se emigrantët nuk do të kenë kohë të mjaftueshme për të përgatitur kërkesën e tyre.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 100 000 njerëz kanë aplikuar për azil në Francë gjatë vitit 2017, duke u rritur me 17 për qind nga një vit më parë. Numri më i lartë i kërkesave për azil vijnë nga njerëz nga Shqipëria, Afganistani, Haiti dhe Sudani.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













