Koronavirusi: çast pas çasti
Francë: Infektohen 70 fëmijë nga koronavirusi
Infektimi i tyre ka bërë që të mbyllen shkollat.
Në qytetin verilindor të Roubaix janë mbyllur shtatë shkolla, pasi një fëmijë doli pozitiv me COVID 19, njoftojnë autoritetet franceze.
Familjarët e fëmijëve tjerë që kanë pasur kontakte me të, janë njoftuar menjëherë.
Mësimi në shkollat e Francës nisi javën e kaluar pasi qeveria vendosi lehtësimin e disa masave, shumë njerëz ishin skeptik për këtë vendim të qeverisë duke u frikësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe tani atje po mbahet mësim online.
Në një deklarim për mediat franceze, Ministri i Arsimit, Jean Michel Blanquer ka njoftuar se në 40 mijë shkolla janë të infektuar 70 nxënës dhe për parandalimin e përhapjes të më tutjeshme, shkollat në të cilat kanë rezultuar ato raste, janë mbyllur./albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë











