Lajme
Francë, karantinë 10-ditore për udhëtarët e këtyre 5 vendeve
Është bërë e ditur se të gjithë pasagjerët nga Brazili, India, Kili, Afrika e Jugut dhe Argjentina do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore kur të mbërrijnë në Francë, pavarësisht rezultatit të testit COVID-19, njoftoi ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, transmeton albinfo.ch.
“Dekreti i karantinës do të zbatohet në vend të angazhimit për të respektuar një izolim 7-ditor që duhet të merret nga udhëtarët që mbërrijnë në Francë”, tha ministri në një konferencë shtypi.
“Këta të fundit do të duhet ta justifikojnë ardhjen e tyre me një testi PCR negativ jo më të vjetër se 36 orë dhe do të testohen sistematikisht me një test antigjeni”, shto ai.
Ndërkohë, referuar rregullores së re, për të ardhur në Francë nga këto vende, vetëm shtetasit francezë dhe europianët që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Francë do të mund të hyjnë në territorin kombëtar.
Para se të hipin në avion, pasagjerët duhet të deklarojnë në linjën ajrore vendin e tyre të karantinës në Francë dhe të sigurojnë prova të ekzistencës së këtij vendi (dëshmi e adresës, rezervim hoteli).
Nëse këto dokumente mbështetëse nuk janë bindëse, linja ajrore mund të refuzojë hipjen e udhëtarit në avion.
Një kontroll i ri i këtyre dokumenteve mbështetëse do të bëhet gjatë mbërritjes.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















