Lajme
Francë: Rritje e numrit të pacientëve me Covid-19 në kujdesin intensiv
Numri i pacientëve me Covid-19 në kujdes intensiv (ICU) vazhdon të rritet në Francë, edhe pse numri i pranimeve në spital ka pësuar një lloj rënieje gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të botuara nga Shëndetit Publik francez, raportin Afp, përcjell Albinfo.ch.
Numri i pacientëve në kujdes intensiv është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga numri më i ulët i regjistruar më 7 janar (2 573).
Ata ishin 4 791 dje përkundrejt 4 766 të një dite më parë.
Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv arriti kulmin më 16 nëntor 2020, me 4 903, në kulmin e valës së dytë të epidemisë.
Në 24 orët e kaluara, pranimet në ICU janë ngadalësuar pak, në 332, nga 476 të një ditë më parë.
Numri i rasteve të reja dje kapi vlera të një niveli të lartë, 42 619 infektime, një nivel shumë afër në krahasim me të enjten, kur rastet kaluan 45 000 infektime.
Shkalla e pozitivitetit mbetet në 8.1%.
Numri i përgjithshëm i personave të shtruar në spitale në Francë për shkak të COVID-19 ishte 27 259 të shtunën, përfshirë 1 567 pranime të reja në 24 orë.
Në 24 orët e fundit, 194 pacientë vdiqën në spitale si rezultat i kësaj sëmundjeje.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?