Kuriozitete

Francezët, të lumtur për mundësinë e peshkimit mbi akull

Më në fund ishte mjaftueshëm ftohtë që sezoni i peshkimit mbi akull të fillojë në Francën qendrore. Kushtet ishin të jashtëzakonshme në ditët e para të marsit, kur temperatura ka rënë në minus 18 gradë Celsius, derisa rryma e ftohtë siberiane, e quajtur edhe “bisha nga Lindja”, mbuloi gjithë Evropën, përcjell albinfo.ch.

Për herë të parë pas dy vjetësh, akulli ishte mjaft i trashë që banorët të mund të hapin të sigurt vrimat për të peshkuar me orë të tëra.

Liqeni Guery në rajonin Uvernjë, 26 km i gjatë dhe 17 metra i thellë, është i vetmi në Francë ku mund të bëhet peshkimi mbi akull. Ka tashmë 50 vjet që qytetarët me këtë hobi vijnë në këtë rajon për peshkim, e disa vijnë nga vendet e largëta, si Rusia.

Këtë vit mes 20 dhe 25 centimetra akull janë matur në këtë liqen. Për dallim nga peshkimi i rëndomtë, ky mbi akull kërkon që peshkatari të qëndrojë vetëm në një vend.