Tematike
Franshiza e sigurimit shëndetësor, nga 300 rritet në 350 franga
Rritja nga 300 në 350 franga do të ndodhë qysh në vitin e ardhshëm. Pas dhjetë vitesh mendohet se franshiza minimale do të rritet në 450 franga në vit
Pas Dhomës Nacionale tash edhe Dhoma e Kantoneve ka vendosur për rritjen e franshizës së sigurimit shëndetësor. Ajo, shumë shpejt do të ngrihet nga 300 franga sa është tash, në 350 franga.
Dhoma e Kantoneve me shumicë votash, 26 me 13, ka vendosur që në të ardhmen franshiza te fondet e sigurimeve shëndetësore të përshtatet në mënyrë automatike me ndryshimet që do të ndodhin në lëmin shëndetësor, shkruan sda.ch.
Kështu, është paraparë që franshiza e cila sot kushton 300 franga, të shtrenjtohet në çdo katër vite nga 50 franga, transmeton albinfo.ch. Kjo duhet të ndodhë nëse kostoja mesatare bruto e shpenzimeve për një person të siguruar kalon mbi 13 fish bazën e franshizës së rregullt. Ka mundësi që të rritet po ashtu edhe franshiza e zgjedhur në mënyrë fakultative.
Rritja nga 300 në 350 franga pritet të ndodhë qysh në vitin e ardhshëm, gjegjësisht në momentin e hyrjes në fuqi. Pas dhjetë vitesh mendohet se franshiza minimale do të rritet në 450 franga në vit. Ndërkaq, franshizat për fëmijë nuk i nënshtrohen këtij rregullimi.
Sipas shumicës së deputetëve të Dhomës së Kantoneve, kjo rritje “e moderuar” e çmimit çon në rritjen e përgjegjësisë personale. Ajo zvogëlon numrin e vizitave më pak të nevojshme te mjeku dhe kështu mundëson kosto më të ulët të shëndetësisë.
Por kështu nuk mendon Partia Socialdemokrate (SP). Ajo kundërshton këtë rritje “josociale” të franshizës. Sipas saj, gjithnjë më shumë njerëz heqin dorë nga shërbimet mjekësore pasi që nuk kanë mundësi t`i paguajnë ato, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, SP ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi për këtë çështje. Prandaj, fjalën e fundit do ta thotë populli. Organizata për mbrojtjen e konsumatorit është në mbështetje të SP-së për referendumin në fjalë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat