Lajme
FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë
Pas FSK-së radhiten zjarrfikësit me 65 për qind dhe KFOR-i me 62 për qind të besueshmërisë
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës me 66 për qind. Pas FSK-së radhiten zjarrfikësit me 65 për qind dhe KFOR-i me 62 për qind të besueshmërisë.
Kështu është thënë u tha gjatë publikimit të edicionit të tretë të barometrit kosovar të sigurisë publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Ky edicion i barometrit kosovar të sigurisë sjellë përmbledhje të perceptimeve publike për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë. Hulumtimi, siç u tha, është realizuar në gjithë territorin e Kosovës dhe se anketa bazohet në të gjitha profilet e njerëzve.
Ndërsa Qeveria e Kosovës, sistemin shëndetësor dhe gjyqësori, konsiderohen institucionet më të korruptuara në vend.
Florjan Qehaja është drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Ai tha se sa i përket Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës qytetarët nuk janë të informuar me punën e këtij institucioni.
Sipas këtij barometri procesi i liberalizimit të vizave paraqet një ndër hapat më të rëndësishëm drejt integrimeve në BE, citon “Zeri”. Derisa të anketuarit besojnë se korrupsioni paraqet sfidën kryesore për Kosovën dhe që pengon procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë.
Ndërsa sa i përket vlerësimit mbi punën e EULEX-it hulumtimi ka nxjerrë në pah një pakënaqësi të madhe të qytetarëve në lidhje me punën e këtij misioni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën












