Kultura
Ftohen shkrimtarët shqiptarë e zviceranë në “Meeting”
Shkrimtarët zviceranë dhe ata shqiptarë ftohen në takimet letrare ndërkombëtare që organizohen për çdo vit në Saint-Nazaire të Francës
Takimi i 16-të letrar ndërkombëtar “Meeting”, që do të mbahet nga 15 deri më 18 nëntor, me 24 autorë, do ta shqyrtojë ëndrrën europiane, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
“Kur e zgjodhëm një vit më parë, tema, `Drejt Evropës` tashmë ishte preokupuese”, pranon Patrick Deville, shkrimtar dhe drejtor i takimit. “Sot, pikëpyetja merr të gjitha kuptimet e saj”.
Një vit para zgjedhjet europiane, takimi i 16-të letrar ndërkombëtar shtron pyetjen: “Ku është ëndrra europiane? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, gjatë këtij viti janë të nderuar shkrimtarët zviceranë dhe ata shqiptarë, informon Albinfo.ch.
“Këto dy vende gjenden në zemrën gjeografike të Europës, por pa përkitje me organizimin e tare politik dhe ekonomik, ka bërë një përmbledhje drejtori letrar. Shqipëria ëndërron dhe Zvicra nuk e dëshiron atë”.
Për katër ditë, njëzet e katër autorë zviceranë dhe shqiptarë, por edhe francezë, turq, algjerianë, italianë, kubanezë dhe malazezë, ftohen të përshkruajnë se si është perceptuar Europa në vendin e tyre, njofton Albinfo.ch.
Ndër pikat kryesore të këtij takimi, do të jenë edhe hapja e ekspozitës së fotografive nga Pierre Deville dhe një tekst i pabotuar i autorit Jean Rollin, të dy të pranishëm të premten, më 16 nëntor, në ora 17.00.
Një tjetër moment që pritet gjatë takimit, drekë me shkrimtarët, ndërsa për publikun propozohet rezervim me çmim prej 20 eurosh.
Nga 15 deri më 18 nëntor, Takimi i 16-të i organizuar nga Shtëpia e shkrimtarëve dhe përkthyesve të huaj. Programi i plotë në meetingsaintnazaire.com. Hyrja e lirë.
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen
















