Lajme
Funta angleze ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 1985
Raportohet se funta ka rënë për 0.64 për qind dhe të mërkurën pasdite u shkëmbye me 1.145 dollarë, një nivel që nuk është parë në 37 vjetët e fundit, raportoi BBC-ja, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që Banka Qendrore e Anglisë tha se një perspektivë më e dobët për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe një dollar më i fortë tani, po ushtrojnë presion mbi funtën.
Shumë pak mund të bëhet për ta ndalur rënien e Britanisë së Madhe në recesion këtë vit, përderisa lufta në Ukrainë po vazhdon”, shprehet Andrew Bailey.
Ai shtoi se kjo “do të shkaktohet në masë të madhe nga veprimet e Rusisë dhe ndikimi në çmimet e energjisë”.
Banka pret që ekonomia britanike të tkurret në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe të vazhdojë tkurrjen deri në fund të vitit 2023.
Paralajmërimi vjen pak para publikimit të një plani të qeverisë britanike për të kufizuar një rritje të madhe të faturave të energjisë. Detajet e planit pritet t’i shpallë të enjten nga kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss.
Fatura e gazit dhe elektricitetit të një familjeje mesatare parashihet të rritet nga 1,971 funte në 3,549 funte në tetor.
Çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm kur u hoq bllokimi si pasojë ne COVID-19 dhe ekonomia filloi të kthehej në normalitet. /koha.net
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












