Sport
Futbollistët e Zvicrës, papritur bëhen të gjithë bjondë!
Prej nesër dalin në shitje fotot e njohura të futollistëve «Panini», të cilat mblidhen dhe ngjiten në albume. Është interesante se në fotografite e kësaj serie, pothuajse të gjithë lojtarët e kombëtares së Zvicrës dalin më bjondë se që janë, transmeton albinfo.ch. Në të vërtetë disa prej tyre”në origjinal” janë më tepër zeshkanë ose brunë, por në fotot në fjalë ata dalin «të zbardhuar».
Aq janë ndryshuar sa që, siç vëren blick.ch, «duket sikur fotografitë të kenë qëndruar disa ditë në diell.
Tashti, a është problemi te ndonjë gabim teknik, te fotoshopi apo…? Prodhuesit e Panini-t arsyetohen se kjo ndodh pasi që letra ku janë shtypur këto fotografi është e metalizuar.
Panini ka publikuar dhe ka vënë në qarkullim serinë me otografitë e lojtarëve të të gjitha kombëtareve që marrin pjesë në Evropianin 2016.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër











