Integrimi
Futbollistët shqiptarë të Zvicrës komunikojnë shqip
"bz Basel" e ka vlerësuar si citat të javës deklaratën e Valon Behramit: “Natyrisht, komunikojmë shqip me njëri-tjetrin. Çdo gjuhë tjetër është shumë e ngadalshme”
Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi kur tubohen me përfaqësuesen e Zvicrës qëndrojnë gjithmonë bashkë, madje edhe komunikimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe.
Këtë e ka zbuluar Valon Behrami për “bz Basel”, kur është pyetur si komunikojnë me njëri-tjetrin futbollistët kosovarë.
“Ne shqiptarët e Kombëtares së Zvicrës, natyrisht, komunikojmë shqip me njëri-tjetrin. Çdo gjuhë tjetër është shumë e ngadalshme”, thotë Behrami.
Por trajneri i Zvicrës, Otmar Hitzfeld, thotë se futbollistët me origjinë shqiptare komunikojnë në mënyrë perfekte me pjesën tjetër të skuadrës me gjuhën e futbollit, që në përfaqësuesen e Zvicrës ka shumë më shumë rëndësi sesa origjina e lojtarëve.
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












