Futboll

Futbollisti kosovar Valdrin Mustafa del pozitiv me koronavirus

Gjendja e tij është e mirë

Futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken.

Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit, përcjellë albinfo.ch.

“Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë”, njofton kjo federatë.