Integrimi
Futbollisti shqiptar pëson infarkt gjatë ndeshjes
Ardian Sejdiu dërgohet në klinikë dhe po qëndron në stacionin intensiv. Gjendja e tij është e qëndrueshme por ende nuk ka kaluar i gjthë rreziku
Futbollisti shqiptar që luan në Gjermani, Ardian Sejdiu k aka pësuar një kolaps të rrezikshëm të zemrës derisa ishte duke luajtur në një turne të futbollit në sallë. Kjo ka ndodhur në qytetin Ahrensdorf, në turneun ku Sejdiu 22 vjeçar që luan për TSV Sasel në ligën e gjashtë të Gjermanisë.
«Ardiani së pari u ul dhe pastaj befasisht u rrëzua anash», tregon Mathias Nagel, organizator i turneut. Menjëherë ndërhyn fizioterapeuti i klubit, Wolfgang Grandi duke e vendosur Ardianin në një pozicion më stabil, shkruan bild.de. Ndërsa nga tribunat ka vrapuar Carsten Richter duke dashur të ndihmonte. «Pasi nuk e ndjeva pulsin fillova menjëherë me masazh të zemrës, transmeton albinfo.ch. Pas pak aty vjen mjeku i urgjencës i cili e bën rianimimin me në defibrilator.
Futbollisti dërgohet në klinikë dhe po qëndron në stacionin intensiv. Gjendja e tij është e qëndrueshme por ende nuk mund të thuhet se ka kaluar i gjthë rreziku.
E dashura e Ardianit, Semira me të cilën ai qe fejuar për Vitin e Ri thotë se ai tash për tash ka nevojë për sa më shumë qetësi.
Sejdiu, prindërit e të cilit janë ga Kosova, në vitin 2014 kishte pushtuar për pak kohë skenën e elitës së futbollit. Ai me klubin «Paulaner Traumelf» kishte luajtur një ndeshje testuese kundër Fc Bayernit të madh. Me atë rast atij iu dhurua fanela e Mario Götze-s. Ardiani pastaj i postonte me krenari fotot nga ndeshja dhe «selfie»-t në facebook.
Turneu u ndërpre pas aksidentit. «Futbolli në një rast si ky bëhet krejt i parëndësishëm. Ne lutemi të gjithë që Ardiani të bëjë më mirë»; thotë Nagel.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












