Sport
Futbollisti shqiptar shkëlqen në Lojërat Olimpike
Astrit Ajdareviq ka lindur në vitin 1990 në Prishtinë, ndërsa karrierën e ka filluar në Suedi. Prindërit e tij janë shqiptarë nga Medvegja, kurse familja ishte shpërngulur më 1992 në Suedi
Futbollisti shqiptar, Astrit Ajdareviq, nuk ka si ta fillojë më mirë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’. Ajdareviq shënoi për barazimin e ekipit olimpik të Suedisë me rezultat 2:2 në përballje me Kolumbinë, në ndeshjen e parë të Grupit B, shkruan albinfo.ch.
Suedia është në grup me Nigerinë, Kolumbinë e Japoninë. Ajdareviq shënoi në minutën e 62-të. Golat në këtë ndeshje i realizuan: Ishak (43’) e Ajdareviq (62’) për Suedinë dhe Gutierrez (17’) e Pabon (75’ nga penalltia) për Kolumbinë. Ajdareviq u paraqit titullar deri në minutën e 91 kur u zëvendësua nga Valmir Berisha, i cili po ashtu është shqiptar dhe mund të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Astrit Ajdareviq ka lindur më 17 prill 1990 në Prishtinë, derisa karrierën e ka filluar në Suedi. Prindërit e tij janë shqiptarë nga Medvegja, kurse familja ishte shpërngulur më 1992 në Suedi. Babai i tij, Agimi ishte anëtar i Spartak Subotica në ligën e atëhershme të Jugosllavisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër











