Shqipëria përtej bregdetit
G02: Nëpër Shkodër e Malësi, me biçikletë
Biçikleta, lëvishmëria dhe turizmi janë në thelbin e krijimit të G02 (ec me dy këmbë dhe me dy rrota), një OJF dhe sipërmarrje sociale e krijuar në vitin 2012 nga një grup të rinjsh shkodranë
Shkodra njihet ndryshe edhe si “qyteti i biçikletave”. 29% e popullsisë e përdorin si mjet transporti dhe kënaqësie. Për banorët e saj, në fakt, bëhet fjalë për një traditë, jo për një detyrim dhe kjo i bën rrugët shkodrane kaq të veçanta dhe vetë biçikletën një mjet unik turizmi. Me të mund të eksplorosh sheshet dhe anët më pak të njohura të qytetit mijëravjeçar, por edhe rrethinat e tij të afërta e të largëta.
Pikërisht biçikleta, lëvishmëria dhe turizmi janë në thelbin e krijimit të G02 (ec me dy këmbë dhe me dy rrota), një OJQ dhe sipërmarrje sociale e krijuar në vitin 2012 nga një grup të rinjsh shkodranë. Për këtë është këmbëngulur që “biçikleta” të promovohet edhe si një trashëgimi kulturore me shumë vlera. Sot, anëtarët e G02 kanë arritur të realizojnë projekte interesante, mes të cilave edhe projekte në fushën e turizmit.
Shkodra e biçikletave, e krahasueshme me qytetet evropiane
Eltjana Shkreli është vajza, ose “truri” pas ideve dhe risive të G02. E apasionuar pas traditës dhe kulturës së vendlindjes, me një përkujdesje dhe seriozitet, që e shfaq në çdo detaj të punës, ajo flet me shumë pasion për turizmin me biçikleta. Sigurisht ka edhe ajo një biçikletë dhe prej vitesh ka përshkuar çdo rrugë, rrugicë dhe itinerar të Shkodrës dhe gjithë zonës përreth. Ky pasion dhe kjo njohje i vunë kreativitetin në punë dhe sollën organizimin e paketave të para turistike, për grupet e të huajve të etur pikërisht për një aventurë të tillë.
Udhëtimet me biçikletë dhe ecjet e gjata në natyrë kombinohen dhe ndërthuren me ndalesa në hane e biznese të vogla. Por, ka edhe nga ato turne që përgatiten, sipas kërkesave specifike të turistëve. I tillë është ai i një grupi me studentë të ekonomisë nga Zvicra, që kanë prenotuar për verën e këtij viti. Ata përveç shijimit të natyrës, duan të bëjnë vizita edhe në biznese sociale të zonës dhe sipërmarrje që synojnë t’u japin punë dhe shpresë banorëve të fshatrave të thella, ku jeta është e vështirë dhe mundësitë e pakta. Një nga veçantitë e G02 është se të ardhurat e gjeneruara nga turizmi i përdorin për të mbuluar shpenzimet e tyre operacionale si dhe për ndërgjegjësimin e banorëve të zonave rurale për vlerat e natyrës dhe mundësinë që kanë për të përfituar prej saj nga pikëpamja turistike.
Rrugët ku mund të pedalosh brenda dhe në periferi të qytetit e deri në zonat e malësive përreth, janë propozuar nga kjo organizatë që të bëhen pjesë e itinerarit evropian të rrugëve të biçikletave, duke qenë se Shkodra është një kampione e biçikletës edhe e krahasuar me qytete tradicionale evropiane.
Pasioni shpërblehet me çmime të shumta
Përkushtimi disavjeçar i ka shpërblyer me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si: “RisiTuristike2015” – Helvetas Swiss Intercooperation; “Cycling Visionary” – Çmimi i jurisë i konferencës globale, Velo-City, 2013; “Act Now” nga Ambasada Amerikane, Tiranë; “Green Ideas 2014” nga “Partners Albania”.
Dy janë paketat më interesante që propozon G02. Zakonisht organizohen ture 8-ditore në zonat rurale të Shkodrës me fokus eko-turizmin. Një rrugë, e cila në më të shumtën e saj përshkohet me biçikletë. Përgjatë itinerarit mund të shijosh edhe bukurinë e lumenjve, si Drini, Kiri apo Buna. Mund të pedalosh përgjatë liqenit të Shkodrës, të lahesh në bregdetin e Adriatikut në Velipojë, apo të shëtisësh në ujërat e liqenit të Komanit e të shëtisësh me varkë. Për raste të veçanta biçikleta kombinohet edhe me ecje.
Paketa speciale ”Periudha e totalitarizmit në Shqipëri”
Për ata që duan të dinë më shumë për qytetin e Shkodrës, historinë dhe kulturën e tij, është krijuar paketa prej 2 orësh e gjysmë me titull ”Periudha e totalitarizmit në Shqipëri”. Kjo paketë u konceptua pas interesit të madh të turistëve të huaj për të pasur informacion për periudhën e errët 50-vjeçare të Shqipërisë nën diktaturë.
Rruga “Skënderbeu” Nd34, H2, Ap1, 4001 Shkoder Albania
Tel: +355(0)696728877
+355(0)695590290
http://www.go2albania.org/
Fotot: GO2
Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni Ish-presidentja e Kosovo përmes një video-mesazhi fton mërgimtarët të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rolin... -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shqyrton mbylljen e disa pikave kufitare gjatë samitit të Group of Seven Autoritetet në Gjenevë po shqyrtojnë rikthimin e kontrolleve kufitare ose mbylljen e disa kalimeve për shkak... -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve



















