Lajme

Galeria Ambigu në Montreal hapi sezonin artistik me ekspozitën “Prelud pranveror”

Galeria Ambigu në Montreal, Kanada, hapi sezonin artistik, me ekspozitën e parë “Prelud pranveror”, transmeton albinfo.ch.

Ekspozita u hap më 13 mars, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë Entela Konomi, Kastriot Dervishi, Genti Bejko si dhe Rapi Sota në mesin e 14 piktorëve të kombësive të ndryshme.

Pas një periudhe të gjatë e të vështirë izolimi, vizita pranë Ambigu-t, shërben edhe si një terapi për ta prekur e parë më nga afër ndërtimin e së bukurës.

Me aktivitete periodike pothuaj çdo muaj, me tema e subjekte tepër interesante, Ambigu po bëhet një ngjarje shumë e njohur dhe madje një pararendëse e pranverës në Montreal. Me pjesëmarrjen e 14 piktorëve të kombësive të ndryshme, edhe këtë herë nuk kish si të mungonin artistët shqiptarë, Entela Konomi, Kastriot Dervishi, Genti Bejko si dhe Rapi Sota do të jenë gjithë javën për prezantimin e artit të tyre figurativ.