Lajme
Sportistet kosovare, në garë për medalje në Grand Prix të Izraelit
Kosova do të përfaqësohet me katër garuese në këtë garë të rëndësishme, ndërsa për Erza Muminoviqin, Flaka Loxhën dhe Laura Fazliun, kjo do të jetë hera e parë që marrin pjesë në “Grand Prix Tel Aviv”.
Ekipi kosovar nesër dhe pasnesër do të garojë në “Grand Prix Tel Aviv” të Izraelit.
Kjo është gara e parë e vitit olimpik, ku fitohen pikë olimpike.
Në këtë “Grand Prix” Kosova merr pjesë me këta garues: Erza Muminoviq (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).
Erza, Flaka dhe Laura do të marrin pjesë për herë të parë në një garë të këtij niveli.
Erza Muminoviq në meçin e parë takohet me brazilianen Sarah Menezes, hiç më pak se kampione olimpike në Londër 2012, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.
Nora Gjakova në meçin e parë takohet me garuesen nga Hong-Kongu, Sum Po Leung.
E Flaka Loxha në meçin e parë takohet me garuesen nga Kazakistani, Sevara Nishanbayeva.
Kurse, Laura Fazliu ndeshet pasnesër dhe në meçin e parë takohet me fituesen e duelit ndërmjet ruses Ekaterina Valkova dhe meksikanes Prisca Awiti Alcaraz, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














