Të tjera
Gazetarët në Ballkan, të vetëm në ndjekjen e korrupsionit
Gazetarët nga Ballkani Perëndimor thonë se kanë mbetur të vetëm në ndjekjen e korrupsionit, pasi zinxhiri i drejtësisë është i kapur nga politika.
Në konferencën e parë rajonale të gazetarisë hulumtuese “Ndjek paratë për ta zbuluar krimin”, gazetarja e KTV-së, Ardiana Thaçi-Mehmeti, ka folur për vështirësitë dhe publikimin e serisë së storjeve për nepotizmin në Telekom, BQK dhe institucione shtetërore, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka theksuar se pavarësisht që Kosova ka ligje të mira që do t’ia mundësonin punën gazetarisë, ato nuk po arrijnë të zbatohen, ngase janë menaxherët institucionalë ata që janë bërë pengues të punës së tyre. Ndërkohë, në Malin e Zi gazetarët thonë se pushteti është duke ndryshuar edhe ligjet për ta vështirësuar punën e tyre.
Njëri ndër ta është edhe ai për sinjalizuesit, ku ky shtet i detyron gazetarët për t’i zbuluar ata në gjykatë.
Gazetari Jovo Martinoviq thotë se pushteti ia montoi një rast duke e futur në burg, për ta ndaluar publikimin e një skandali që ai po e hulumtonte.
Në konferencën e parë rajonale të gazetarisë hulumtuese kanë marrë pjesë gazetarë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











