Turizëm
Gazetarët sllovakë: Shqipëria, destinacion i rëndësishëm turistik në Europë
Shqipëria turistike këtë herë ishte në fokusin e disa përfaqësuesve të medieve sllovake. Gjatë udhëtimit të tyre ata bënë një itinerar turistik dhe kulturor, ku vizituan Tiranën, Durrësin, Fierin (Apolloni) dhe Vlorën.
Para largimit nga Shqipëria, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ata shprehën përshtypjet e tyre për këtë udhëtim interesant në Shqipëri.
Ata e cilësuan vendin tonë si një nga destinacionet turistike të rëndësishme në Europë. Gjithashtu gazetarëve sllovakë, të cilët mbulojnë sektorin e turizmit, u kishte lënë mbresa ndërthurja e mrekullueshme mes kulturës, bukurive natyrore, trashëgimisë dhe gastronomisë.
“E shohim që Shqipëria është në fazën e zhvillimit të turizmit. Mund të bëhet një destinacion shumë interesant, pasi ofron detin, historinë, trashëgiminë dhe gjelbërim. Me siguri do të bëhet një destinacion i rëndësishëm në Europë. Ditën e parë vizituam Tiranën, pastaj Durrësin dhe pata një eksperiencë të mrekullueshme në Apolloni. Njerëz shumë të këndshëm, miqësorë dhe simpatikë. Në muzeun arkeologjik të Durrësit takuam studentë, të cilët ishin shumë të qeshur dhe të sjellshëm me ne. Ata janë e ardhmja juaj”, tha njëra nga gazetaret sllovake.
Ndërsa një tjetër gazetar sllovak u tha “kam qenë këtu tre vjet më parë në Shëngjin dhe duhet të them se sa më shumë të zbresësh në jug, aq më bukur është. Vlora ka qenë një destinacion i preferuar për turistë, por besoj se dhe zonat e tjera janë shumë tërheqëse. Jam i lumtur që kthehem dhe shoh se keni bërë shumë përparim. Në Durrës, Golemi ishte shumë i bukur, por edhe Vlora më ka impresionuar shumë. Në darkë ishte shumë bukur, kishte hapësira ku mund të bisedoje me njerëzit dhe të kaloje një pasdite shumë të këndshme”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në ATSH.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













