Lajme
GDN përkrah dialogun Prishtinë-Beograd
Përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (GDN) për Kosovën, sot në takimin e radhës në Bruksel, ftuan Prishtinën dhe Beogradin zyrtar që sa më shpejtë të fillojnë dialogun me qëllim të tejkalimit të dallimeve.
Pas takimit është thënë se GDN-ja e njeh tërësinë territoriale të Kosovës dhe e përkrah punën e misionit të BE-së të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, si dhe inkurajon partitë në Kosovë të formojnë qeverinë e re, e cila do të jetë në funksion të qytetarëve.
Kosovën në takim e ka përfaqësuar ushtruesja e detyrës s ë ministres s ë Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, e cila ka marrë pjesë në takimin kryesor të drejtorëve politikë për rajonin e Ballkanit të shteteve që përbëjnë GDN-në. Po ashtu edhe drejtori I Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme të Kosovës, Veton Surroi ka raportuar para GDN-së.
Në takim kanë marrë pjesë edhe shefi i ICO-së në Kosovë, Piter Feith dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Ndërsa ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, i cili do të vizitojë të mërkurën dhe enjten edhe Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, gjatë këtij takimi, ka thënë se SHBA-të e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës – dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
GDN-në e përbëjnë shtetet që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, të cilat, po ashtu, angazhohen për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. GDN-ja është formuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe mblidhet çdo gjashtë muaj për të parë implementimin e pavarësisë në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” Forumi ekonomik do të mbahet më 9 qershor 2026 në Vjenë, aplikimet janë të hapura deri... -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Fati i dy personave ende i panjohur pas zjarrit në një ndërtesë banimi në St. Gallen Nëntë persona u lënduan, dy prej tyre rëndë, pasi një ndërtesë shumëbanesore u përfshi nga flakët... -
Cilët ishin emrat më të preferuar për foshnjat në Cyrih në vitin 2025? -
Kompania zvicerane e kontrollit të trafikut ajror shqyrton shkurtimin e deri në 220 vendeve të punës -
Demografi zviceran hedh poshtë nismën kundër imigracionit -
Sekuestrohen prona prej 12 milionë CHF dhe një çantë me mbi një milion CHF












