Kosova
Gënjeu se është grabitur për të fituar azil
Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin V.F. (m/sh/k 28 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim kishte inskenuar rastin e grabitjes, raportojnë mediat kosovare.
I dyshuari V.F. me 19.4.2019, kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika, kanë ndalur automjetin e tij dhe i kanë marrë 50 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell albinfo.ch.
Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës, si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do ti ndihmonte për kërkim të azilit jashtë vendit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













