Shkurt.ch
“Germania Flug AG” nga Zvicra, nuk është e prekur nga kriza gjermane
“Germania Flug AG” është një kompani ajrore zvicerane e pavarur. Ajo thotë në një komunikatë për media se përfaqësitë e veta në Cyrih dhe Gjenevë, nuk janë përfshirë në sfidat e kompanisë ajrore gjermane simotër mbH.
Po ashtu thekson se Germania Flug AG zvicerane ua ka paguar të gjithë punonjësve të saj pagat me kohë për muajin janar 2019 dhe në përqindje të plotë. Kompania ajrore nga Zvicra nuk është e prekur nga situata në Gjermani – që përfshin edhe fluturimet nga Air Prishtina nga Cyrihu për në Prishtinë, Shkup, Ohër dhe nga vera 2019, për në Tiranë, si dhe nga Gjeneva për në Prishtinë, informon albinfo.ch.
Pak pasi dje pasdite mbërriti lajmi nga Gjermania se pagat për muajin janar nuk janë paguar te kompania gjermane ajrore Germania, në standin 3025 në Fespo Cyrih u zhvilluar apero partneri i kompanisë zvicerane Germania AG, e cila me 40 për qind i takon simotrës së saj të prekur gjermane.
Lidhur me këtë situatë, është pronocuar edhe Urs A. Pelizzoni, udhëheqësi i Germania Flug AG, i cili iu është përgjigjur pyetjeve të travelnews.ch, transmeton albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se të gjitha pagat e janarit u janë paguar punonjësve dhe tek ta gjithçka është duke shkuar si është më së miri. 60 për qind e aksioneve të kësaj kompanie janë në Zvicër, prandaj nuk ka ndonjë veshtirësi në ecurinë e zhvillimit normal të rrjedhave në kompani.
Informata për gjendjen e rëndë të kompanisë simotër nga Gjermania, ka ndikuar sado pak në gjendjen e kompanisë zvicerane, mirëpo duke iu falënderuar klientëve besnikë, punonjësit të kompanisë, e sidomos operatorëve turistikë dhe agjentëve të udhëtimit, edhe pas katër vjet e gjysmë, puna është duke ecur në mënyrë të shkëlqyeshme, thuhet në fund të komunikatës së kompanisë ajrore nga Zvicra.
Përndryshe, gjatë ditës së enjte, shumë media kanë raportuar se kompania në fjalë është në gjendje të vështirë financiare, duke nxitur reagimin e menaxherëve të saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











