Bota

Linja ajrore “Germania” siguron perspektivë afarizmi

Linja ajrore Germania ka gjetur një zgjidhje për të mbuluar nevojat afatshkurtra të likuiditetit

Karsten Balke, drejtor menaxhues i linjës ajrore “Germania”, ka deklaruar: “Sot kemi marrë një angazhim të rëndësishëm në lidhje me përpjekjet tona të financimit. Në përgjithësi, mbështetja shkon përtej sasisë së synuar prej 15 milionë eurosh. Fondet do të rrjedhin tek ne javën e ardhshme”.

Kjo siguron perspektivën afatmesme dhe afatgjate të Germania-s si një linjë ajrore e pavarur e mesme, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Situata e rezervimit është e mirë, shifrat e rezervimit paraprak për muajt e ardhshëm dhe gjithë kalendari i verës 2019 janë mbi nivelin e vitit të kaluar. Pasagjerët, furnizuesit dhe partnerët kontraktues mund të vazhdojnë të mbështeten në efikasitetin e linjës ajrore “Germania”, përcjell Albinfo.ch.

Zhvillimet strategjike dhe strukturore tashmë të filluara në të kaluarën, do të intensifikojnë, optimizojnë ose nëse është e nevojshme edhe do ta korrigjojnë Germania, transmeton albinfo.ch.

Karsten Balke vazhdon: “Falënderoj përzemërsisht të gjithë partnerët tanë për besimin dhe mbështetjen e tyre, gjithashtu dhe sidomos në ditët e fundit. Në këtë fazë të pasigurisë, ekipi ynë ka arritur të sigurojë operacionet e fluturimit pa ndonjë përçarje dhe të kryejë të gjitha fluturimet në orar. Jam krenar për punonjësit tanë, dhe falënderimet e mia të veçanta shkojnë tek ata”.