Kosova

Gërvalla në ‘Dialog me Mërgatën’, fton bashkatdhetarët në takime

Takimi i ardhshëm, por jo i fundit, do të mbahet të mërkurën, më 4 gusht në orën 17-19

Ministrja e punëve të jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u takua sot me një grup të përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme kulturore dhe sportive nga mërgata.

” Në një diskutim të gjallë diskutuam rreth sfidave me të cilat ballafaqohen shoqatat në shtete të ndryshme. Duke debatuar rreth sukseseve dhe sfidave të ndryshme u konstatua që ka mjaft hapësirë për një mbështetje më të mirë të organizimit të mërgatës nga ana e MPJD-së dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës”, bën të ditur ministrja Gërvalla, raporton Albinfo.ch.

Dialogu me mërgatën do të vazhdojë gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim. Për shkak të rrethanave të pandemisë, numri i pjesëmarrësve në takime mbetet i kufizuar dhe takimet mund të mbahen vetëm në grupe relativisht të vogla. Takimi i ardhshëm, por jo i fundit, do të mbahet të mërkurën, më 4 gusht në orën 17-19.

Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave dhe mekanizmave të tjerë në mërgatë janë të mirëseardhur në takimet e ardhshme. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Dialogut me Mërgatën dhe të merrni pjesë në takimet e ardhshme, ju lutemi na dërgoni një email në adresën: [email protected]”, thuhet në njoftim.