Kosova
Gërvalla-Schwarz: Në Kosovë pritet të vijnë mbi 1 milion bashkatdhetarë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë inspektuar kushtet, sfidat dhe mundësitë me të cilat do të priten këtë vit kosovarët që jetojnë jashtë Kosovës.
Ministrja Gërvalla-Schwarz tha se për t’u uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, institucionet kanë filluar përgatitjet e tyre që më herët.
Ajo u bëri thirrje për durim kosovarëve që vijnë për disa javë për pushim në Kosovë, nga vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian (BE) në situata jo të favorshme, kur ka radhë të gjata në komunikacion, apo në raste kur shërbimet nuk janë aq të shpejta për ta.
“Lusim gjithashtu të gjithë që me shumë kujdes të sillemi së bashku në komunikacion mirë në raport me njëri-tjetrin. Durimi, ndoshta ndonjëherë do të vihet në sprovë gjatë kësaj periudhe të ngjeshur sepse duhet imagjinuar se nëse presim mbi 1 milion qytetarë nga mërgata gjatë kësaj vere, për të bërë një krahasim banal është njësoj sikur të dërgosh 40 milionë gjermanë gjerman në Gjermani për një muaj ose gjashtë javë. Prandaj, ta shijojmë të gjithë së bashku këtë verë, ta shijojmë privilegjin që më në fund po takohemi të gjithë së bashku, përsëri”, tha ajo.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se policia gjatë periudhës paraprake ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe planet operacionale që të ketë një pritje sa më të mirë të mërgatës, njëkohësisht kalim të sigurt të kufirit pa pritje të gjata.
“Në aeroportin e Prishtinës vetëm gjatë dy javëve të kaluara, nga data 1 deri më sot, kemi pasur mbi 80 mijë pasagjerë të cilët kanë kaluar nëpër kontrollet e Policisë së Kosovës, ndërsa kemi pasur mbi 30 mijë të cilët kanë shkuar jashtë Kosovës. Natyrisht që ky fluks është në rritje. Jemi në periudhën kur do të kemi edhe më shumë qarkullim dhe njerëz që vijnë në Kosovë. Policia është e përgatitur edhe në aspektin operacional dhe në aspektin e masave teknike”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Debati në Zvicër për pagat minimale Debati lind nga një mocion i "senatorit" Erich Ettlin (Centre/OW), i cili në vitin 2022 kishte...
-
Komisioni i Këshillit Kombëtar ngadalëson financimin e pensionit të 13-të të AHV-së
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Partitë politike në Zvicër me propozime që të frenohet rrjta e kostove shëndetësore
-
Rritje e sulmeve me lazer dhe GPS ndaj aeroplanëve zviceranë