Kosova
Gërxhaliu: Diaspora ka peshë të madhe, fatkeqësisht Kosova s’di ta ruajë
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se diaspora e Kosovës ka peshë shumë të madhe, porse Kosova s’po di ta ruajë atë.
Gërxhaliu ka folur në tryezën e diskutimit “Mërgata dje, sot dhe nesër”, të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.
Gërxhaliu, tha se roli i diasporës nuk duhet të matet vetëm përmes potencës financiare.
Gërxhaliu përmendi disa shifra të remitencave ndër vite që kalojnë shumën e afro 53 miliardë eurove.
“Diaspora e Kosovës ka peshë shumë të madhe, që fatkeqësisht Kosova nuk di ta ruajë. Nuk e meriton diaspora që të matet vetëm me potencën financiare. Diaspora duhet të analizohet në disa dimensione. Në aspektin financiar është e tepërt të debatohet, por diaspora nuk e meriton nënçmimin që i bëhet kur dalin në fund të vitit institucionet financiare apo qeveritare dhe i thonë se në fund të vitit 2023, diaspora e Kosovës i ka dërguar 1 miliard e 340 milionë euro”, u shpreh Gërxhaliu.
Ai theksoi se remitencat vitin e kaluar kanë qenë më të larta se buxheti i shtetit.
“Që nga vitet 2015-2023, Kosova ka pranuar mbi 8 miliardë euro dhe nëse kësaj shume ia shtojmë dyfishin, atëherë kontributi i diasporës në këtë periudhë kohore është 24 miliardë euro. Që nga viti 1999 deri në vitin 2023, kontributi i diasporës është afër 53 miliardë euro, e që ta kuptoni sa është kjo vlerë, atëherë ndërtimi i Dubait ka kushtuar 23 miliardë euro”, tha Gërxhaliu.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se përmes ofrimit të kushteve për investime të huaja direkte, synojnë të krijojnë vende të reja të punës.
Ai përmendi edhe subvencionimin përmes mësimit dual, ku aktualisht kanë subvencionuar 11 profile të mësimit dual.
“Ajo çka jemi të interesuar është që përmes zhvillimit të kapaciteteve profesionale, përgatitjes së të rinjve për tregun e punës në njërën anë dhe në anën tjetër ofrimin e kushteve për investime të huaja direkte të kapitalit të huaj dhe atij vendor që të krijojmë vende të reja të punës. Është mënyra e vetme dhe e pakonstestueshme që t’i ndalim të rinjtë të dalin jashtë vendit. Në këtë drejtim kemi filluar edhe mësimin dual, duke i përgatitur të rinjtë drejtpërdrejt për tregun e punës duke subvencionuar 11 profile të mësimit dual”, u shpreh Idrizi, teksa kërkoi më shumë një bashkëpunim më të afërt për investime të huaja.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor











