Integrimi
Gërxhaliu: Iku koha e politikës, të flasim me gjuhën e biznesit
“Duhen mbështetur rrjetet biznesore që e kanë mbështetjen e popullit dhe të bizneseve të diasporës. Duhet të evitohet politizimi i tyre”
Në një bisedë të shkurtë për albinfo.ch, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i pranishëm në takimin e “Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër” ka folur rreth pritjeve të tij lidhur me këtë asociacion. Pasi ka vlerësuar lartë kontributiin e madh të diasporës në të gjitha fazat e zhvillimit të deritashëm, Gërxhaliu ka thënë se “tash është koha që të kontrollohen emocionet dhe të kalohet në një formë partneriteti ku të dominojë interesi për të dyja palët”. Ai ka pohuar se Oda Ekonomike ka qenë pjesë e krijimit të këtij asociacioni.
“Dhe, mund të them se këtë angazhim e vlerësoj si një ndër të arriturat e mia më të rëndësishme gjatë mandatit në krye të Odës Ekonomike të Kosovës. Këtë e them duke ditur mbështetjen që shteti i Zvicrës i ka dhënë Kosovës por sidomos duke pasur parasysh potencialin shumë të madh jo vetëm financiar por edhe intelektual të mërgatës sonë në Zvicër. Pas nënshkrimit të një memorandumi me këtë rrjet ne kemi pasur disa aktivitete të përbashkëta”, thotë Gërxhaliu.
Sipas tij, “duhen mbështetur ato rrjete biznesore që e kanë mbështetjen e popullit dhe të bizneseve dhe jo të shkohet kah politizimi. Është koha të bëhet depolitizimi i diasporës së Kosovës, të bisedohet me gjuhë profesionale dhe pragmatizëm për lehtësimin e tërheqjes së investimeve nga diaspora kosovare”.
Me këtë rast Gërxhaliu thotë se ai beson se diaspora jonë e ka tejkaluar përçarjen. “Ajo që më gëzon në bashkëpunimin me këtë rrjet është se aty nuk ka politikë, nuk ka debate politike por vetëm debate ekonomike, të pastra biznesore. Ardhmëria e këtij rrjeti është e pakonstetueshme por ai duhet të shërbejë edhe si një sfidë morale për institucionet e Kosovës që të bëjnë më tepër për diasporën dhe jo vetëm të flasin, sepse ka kaluar koha e patriotizmit folklorik”, ka theksuar Safet Gërxhaliu.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











