Lajme
Gështenjat e shijshme të çiftit shqiptar në Lucern
Roger Federer vizitoi dhe shijoi gështenjat e çiftit shqiptar
Vjeshta simbolizon edhe kohën e gështenjave. Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë një produkt mjaft i përdorur në sezonin e vjeshtës. Përpos shijes së mirë, ato kanë edhe një numër të madh të benefiteve për shëndetin tonë.
Tani që temperaturat kanë rënë dhe rrugët janë mbushur me shitës ambulantë që na sjellin gështenja të pjekura, një rast të tillë e kemi edhe Lucern, ku qifti shqiptar, Gëzim dhe Dashurije Ismaili, shesin gështenjat e tyre që njihen më të shijshmet në Lucern, transmeton albinfo.ch.
Në fakt ata që nga viti 2012 menaxhojnë stendën Unter der Egg të Lucernit, e njohur për shumë zviceranë të atij kantoni.
Çifti tregojnë se kanë shumë klientë dhe me shitjen e tyre janë shumë të kënaqur dhe në çdo vit do të ketë rritje të cilësisë dhe sasisë së gështenjave.
Ata thanë se edhe kampioni Roger Federer vizitoi stendën e gështenjave dhe i la shijën e mirë ky produkt.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë











