Sport
Gëzim dhe hidhërim për Xhakën
Ai ka thënë se edhe para ndeshës e dinin se kundërshtari ishte tejet i vështirë dhe shton se marrja e një pike në këtë ndeshje nuk është keq
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka në barazimin e parë të ekipit këtë sezon në Premierligë ka pasur momente të gëzimit dhe hidhërimit pasi shënoi gol dhe shkaktoi një penallti.
“Nuk mund të jemi të lumtur nëse ne jemi 2-1 pasi erdhëm nga një rezultat 1-0 dhe pastaj nuk fitojmë. Ishte e mirë pjesa e dytë për ne dhe pastaj ishim të pafat me penalltinë. Mendoj se kemi humbur dy pikë të rëndësishme”, ka thënë Xhaka për ueb faqen e klubit, përcjell albinfo.ch.
Kur është pyetur për faullin që shkaktoi penallti, Xhaka ka thënë se është e vështir të flas për atë rast. “Por, unë mendoj se është një dënim sepse e kam prekur gjurin e tij, kështu që gjyqtari dha një penallti”, ka shtuar ai.
Xhaka ka treguar se pas përfundimit të pjesës së parë trajneri i ka thënë atij se ai duhet të gjuajë gjuajtjet e lira dhe pikërisht pas ekzekutimit të një gjuajtje të lirë ai shënoi një super gol.
“Unë mendoj se ishte goditja e parë e lirë e pjesës së dytë, kështu që unë e mora atë. Isha i lumtur që mund të shënoj, por nuk mund të jemi aq të lumtur pas lojës”, tha Xhaka.
Ai ka thënë se edhe para ndeshës e dinin se kundërshtari ishte tejet i vështirë dhe shton se marrja e një pike në këtë ndeshje nuk është keq. Xhaka ka thënë se duhet të mësojnë nga gabimet dhe të mos ndalen, por të mendojnë për ndeshjet e ardhshme. Ky ishte goli i dytë i Xhakës për Arsenalin këtë sezon.
https://www.youtube.com/watch?v=MC0RXAYxB3E
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















