Lajme
Gjashtë muaj afat Kosovës për progres
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fuele ka qenë i prerë sot se Kosova duhet të bëjë progres për gjashtë muajt e ardhshëm po qe se dëshiron të ketë një raport pozitiv.
Fuele ka përsëritur perspektivën e qartë evropiane për Kosovën, në një linjë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por, sipas tij, i mbetet Prishtinës për të punuar në këtë drejtim.
Këto komente i ka bërë Fuele pas takimit që pati me ministren për Integrim, Vlora Çitaku në Bruksel. Sipas Fueles, Komisioni Evropian është i përfshirë ngushtë në dialogun Beograd-Prishtinë, që, sipas tij, do të sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër BE-së.
Fuele kujtoi gjithashtu se Komisioni Evropian do të publikojë progres-raportin për Kosovën më 12 tetor, ndaj, sipas tij, kanë mbetur vetëm gjashtë muaj për të shënuar progres konkret sa i përket miratimit të legjislacionit dhe implementimit të masave të kërkuara.
“Kosova duhet të përmbushë perspektivën e saj evropiane dhe të ecë përpara drejt demokracisë, ndërtimit të institucioneve, luftës kundër korrupsionit dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj”, ka thënë Fuele.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor












