Lajme
Gjashtë vrasje për një javë
Nga gjashtë vrasjet e ndodhura deri më tani, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar vetëm një person si të dyshuar për vrasjen e 20 vjeçarit nga Ferizaj, ndërsa të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë dhe Deçan janë në arrati
Kosova është duke u listuar te vendet ku po ndodhin vrasje të shpeshta. Vetëm brenda një jave raportohet të kenë ndodhur gjashtë vrasje. Një në Ferizaj, tri në Gjakovë dhe dy në Deçan, këto dy të fundit brenda dy ditësh.
Në Komunën e Deçanit janë vrarë dy persona. B. Ramaja dhe R. Ramaj janë viktimat e ngjarjes tragjike. E për vrasjen e tyre, janë identifikuar babë e bir, si të dyshuar për vrasjen, shkruan albinfo.ch.
Brenda kësaj jave, një tjetër vrasje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Gjakovës. Të mërkurën, tre persona janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë mbetur të vdekur në një kafiteri në qarshi të Gjakovës.
Policia e Kosovës ka raportuar se viktimat janë: V. I. i moshës 35 vjeçare. A. I. i moshës 28 vjeçare dhe Z. K. i moshës 37 vjeçare. Deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.
Ndërsa, të enjten e datës 18 korrik, është vrarë një 20 vjeçar pasi është qëlluar me armë zjarri në hyrje të ndërtesës në rrugën “Rexhep Bislimi” të Ferizajt.
Policia Kosovës pati njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull, të cilit i është konfiskuar një revole dhe dy fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













