Lajme
Gjatë tre muajve të fundit kanë kërkuar punë 71 mijë veta
Nga e gjithë popullsia në moshë pune, 26.9 për qind janë të punësuar. Shkalla e punësimit është më e lartë për meshkujt me 41 për qind krahasuar me femrat me 12.5 për qind
Në paundësi për të gjetur një punë të qëndrueshme,shumë qytetarë të aftë dhe të gatshëm për punë po i drejtohen zyrave të punësimit, shkruan Gazeta Express.
Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti, në Kosovë më shumë se 71 mijë kosovarë, i kanë vënë shpresat e tyre në zyrat e Punësimit.
Sipas të dhënave zyrtare nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i atyre që kërkojnë punë ka shënuar rritje gjatë muajit mars të 2016’ës.
127 mijë e 378 persona janë shënuar si punëkërkues aktiv vetëm gjatë marsit. Në shkurt kanë qenë 125 mijë e 106 persona që kanë kërkuar punë. Përderisa në janarin e këtij viti kanë qenë 122 mijë e 913 punëkërkues. E totali i këtyre tre muajve po del të jetë 71 mijë e 975 punëkërkues në Kosovë.
Por pavarësisht kërkesave të mëdha për punë, ka pasur shumë pak vende të lira të ku ata do të mund të futeshin.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë qenë 1 mijë e 118 shpallje për punë gjatë tre muajve në Kosovë.
Ndërkaq sa i përket punësimit, sipas raportit, nga e gjithë popullsia në moshë pune, 26.9 për qind janë të punësuar. Shkalla e punësimit është më e lartë për meshkujt me 41 për qind krahasuar me femrat me 12.5 për qind.
Ndërkohë rreth 61 për qind e të rinjve konsiderohen si të papunë, kurse Kosova konsiderohet si vend me popullsi të re në rajon.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ndërkaq, tregojnë se papunësia e përgjithshme në Kosovë është 35 për qind, ndërkaq, varfëria ekstreme 10 për qind.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













