Kosova

Gjenden rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për Gazimestan

Rreth 15 kilogramë eksploziv është zbuluar orët e mbrëmjes në rrugën që të dërgon për në Gazimestan. 

Policia dhe prokuroria e kanë konfirmuar gjetjen e eksplozivit. 

Policia nuk ka përmendur sa eksploziv kanë gjetur, por me anë të njoftimi kanë raportuar për ngjarjen. 

“Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një mjet të dyshuar në afërsi të rruges magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në rrugicën e hyrjes së  Gazimestanit, por që në bazë informacioneve të deritanishme nuk ndërlidhet me Gazimestanin. Me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes kanë dalur të ghitha njësitet relavante policore, duke përfshirë njësinë për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Fillimisht për shkaqe sigurie është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes në perimetër të caktuar, duke përfshirë edhe bllokimin e segmentin rrugor për të vazhduar me procedurat e metutjeshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë.