Shkurt.ch
Gjendet i vdekur 13 vjeçari i zhdukur
Djaloshin me emrin Silas e ka gjetur një person i tretë, në një terren vështirë të kalueshëm në regjionin Riggisalp
Pas disa ditë kërkimesh intensive, është gjetur të shtunën në regjionin Schwarzsee kufoma e djaloshit 13 vjeçar, Silas, të shpallur të humbur që prej një jave.
Policia e Kantonit të Freiburgut ka konfirmuar lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të djaloshit. Atë e ka gjetur një person i tretë, në një terren vështirë të kalueshëm në regjionin Riggisalp, shkruan sda.ch.
Personi që e ka gjetur Silasin, e ka njoftuar policinë rreth orës 16 e 30 përmes REGA-s ndërsa kufoma është transportuar me një helikopter, transmeton albinfo.ch.
Janë duke u bërë hetimet rreth shkaktarit të vdekjes, sipas Policisë së Kantonit, po hetohet në të gjitha drejtimet.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana













