Lajme
Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë
Në Shtëpinë e Bardhë është gjetur kokainë. Mund të tingëllojë si gjëja më e çuditshme në botë, pasi selia e Presidentit të Shteteve të Bashkuara konsiderohet si një prej ndërtesave më të sigurta dhe më të mbikqyrura të të gjithë globit.
Por gjetjen e një sasie kokaine, që nuk dihet ende se sa, e kanë vërtetuar hetuesit e shërbimeve amerikane të zbulimit.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se sasia e vogël e kokainës u zbulua në pjesën perëndimore të ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë, në një dhomë që shfrytëzohet nga pjesëtarët e stafit dhe vizitorët për të ruajtur celularët, të cilët nuk i përdorin kur hyjnë në brendësi të saj.
Zbulimi u bë mbrëmjen e të dielës nga agjentët e shërbimeve sekrete që mbikqyrin ndërtesën. Ata zbuluan një pluhur të bardhë të dyshimtë dhe e vërtetuan se bëhej fjalë për lëndë narkotike pas kryerjes së analizave në laborator.
Është ende e paqartë dhe po hetohet për mënyrën se si droga ka kaluar të gjitha kontrollet e rrepta dhe ka hyrë në rezidencën presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Ditën që u zbulua droga, Presidenti Biden dhe familja e tij nuk ndodhej në Uashington por në rezidencën Kemp Dejvid në Merilend.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











