Lajme
S’ka shqiptarë të prekur nga koronavirusi në Kanada
Trebicka tha se nuk ka raportim për ndonjë shqiptar të infektuar me Covid-19 në shtetin kanadez.
Anëtari i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kanada, Rezart Trebicka, tregon për situatën e komunitetit shqiptar atje dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit, përcjell albinfo.ch.
Aktivisti i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kanada, Rezart Trebicka, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” foli për situatën e shqiptarëve në Kanada, në këtë kohë koronavirusi.
Po ashtu, Trebicka tha se nuk ka ende raportim për ndonjë shqiptar të infektuar me Covid-19 në shtetin kanadez.
“Situata është akoma shqetësuese, megjithëse ka një rënie të vogël kurbe. Janë shumë raste, mbi 35 mijë të prekur, ndërsa Quebeku ka më shumë të infektuar deri tani. Masat u morën nga qeveria, ka pasur edhe bashkëpunim të mirë, ndërsa nuk kanë munguar edhe lidhjet me SHBA-në.
Masat kanë qenë thuajse të njëjta si në vendet e tjera. Në Kanada jemi diku tek 25 mijë shqiptarë. Fatmirësisht nuk kemi raportime për shqiptarë të infektuar me Covid-19”, tha Trebicka.
Më tej, Rezart Trebicka nënvizoi se edhe në Kanada janë marrë masa, ndërsa janë mbyllur restorante e bare, kurse hapur qëndrojnë dyqanet e bukës dhe që kanë mallra të rëndësishëm jetësorë.
“Është pak e vështirë të bësh një krahasim mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Masat shtrënguese besoj se janë të gjitha në varësi të situatës. Mendoj se masat janë të domosdoshme dhe të pashmangshme. Këtu në Kanada, bizneset esenciale kanë mbetur të hapura, spitalet, dyqanet ushqimore, transporti nuk është ndaluar. Kurse janë ndaluar restorantet, baret etj”, u shpreh Trebicka. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













