Shkurt.ch
Gjeneva i jep Francës 326 milionë franga
Departamentet kufitare franceze të Haute-Savoie dhe Ain morën këto para, të cilat vijnë nga tatimi në burim i vendosur për pagat e përafërsisht 87,000 punëtorëve ndërkufitarë të punësuar në kanton, për vitin fiskal 2020.
Kjo është 11 milionë më shumë sesa Franca mori për taksat e mbledhura në 2019, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Punonjësit ndërkufitarë taksohen në Gjenevë, por një pjesë e parave kthehen në komunat e tyre franceze të banimit për të financuar projekte të infrastrukturës me rëndësi rajonale, veçanërisht ato që menaxhojnë lëvizjen në të dy anët e kufirit.
I njëjti sistem është i vendosur për punëtorët ndërkufitarë nga Italia dhe Gjermania.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














