Lajme
Gjenevë: Shërohet personi i parë i sëmurë nga koronavirusi në Zvicër
Deri më tani është bërë testimi i më shumë se 2200 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi
Në Zvicër, deri në mbrëmjen e sotme (në orën 17 e 30) janë vërtetuar 37 raste të infektimeve me koronavirus. Ky numër është për 7 më i madh se ai i një dite më parë, shkruan srf.ch.
Të gjithë të sëmurët janë izoluar, bën të ditur Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG) në një komunikatë të publikuar në faqen e saj të internetit.
Ndërkaq, sipas po këtij njoftimi, deri më tani është bërë testimi i më shumë se 2200 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. Te të gjithë këta, përveç te 37 të përmendurit më lart, testet kanë rezultuar negative.
Ndërkohë, personi i parë në Zvicër i testuar si i sëmurë nga koronavirusi, një rast nga Gjeneva, tashmë është shëruar dhe ka lëshuar spitalin ku po mbahej. Këtë njoftim e jep Departamenti për Siguri, Punë dhe Shëndetësi, i Gjenevës.
Pacienti në fjalë është një student i cili gjatë javës qëndronte në Gjenevë.
Sipas departamentit të përmendur, në Kantonin e Gjenevës tani ndodhen katër persona të sëmurë nga koronavirusi të cilët ndodhen nën mbikëqyrjen e rreptë mjekësore në spitale, përcjell albinfo.ch. Ndërsa katër pacientë tjerë po mjekohen në shtëpi. Gjithsej në Kantonin e Gjenevës janë 54 persona të vendosur në karantinën preventive.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve











