Lajme
Gjenevë, sot takimi Biden-Putin
Në qytetin e Zvicrës, Gjenevë, do të mbahet samiti dypalëshe i presidenteve të SHBA-së dhe Rusisë
Është bërë e ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet sot në Gjenevë me presidentin rus, Vladimir Putin. Samiti dypalësh vjen disa ditë pasi Biden i referohej Putinit si një “një kundërshtar i denjë”, një referim që analistët e kanë interpretuar si një shfaqje respekti.
Zyrtarët rusë shohin një mundësi për ripërtërirjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi, pasi Biden kërkoi parashikueshmëri dhe stabilitet në lidhjen dypalëshe. Megjithëse ka pak shpresa se takimi do të rikthejë rrënjësisht në binarë marrëdhëniet dypalëshe, ekziston shpresa në Rusi si nga mbështetësit, ashtu edhe nga kritikët e Putinit se takimi me Biden të paktën do të ndalojë spiralen e përkeqësimit.
Analistët thonë se “qëllimi i Putinit është të respektohet si kundërshtar, ndryshe nga sa ndodh tani. Kjo duket se është në përputhje me objektivat e Biden-it për një “marrëdhënie të parashikueshme dhe të qëndrueshme”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













